Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Ka luajtur në Eredivisie, Kukësi forcohet me mesfushorin e Kombëtares

Edwin Gyasi është futbollisti më i ri i Kukësit. Mesfushori ganez i lindur në Amstedam, ka mbërritur në Tiranë e do të bashkohet menjëherë me ekipin, për të qenë i gatshëm për takimin e javës së parë më Tiranën.

31-vjeçari ka një CV shumë të pasur, pasi është aktivizuar edhe në Eredivisie, teksa ka qenë pjesë e Twente, Heracles, Roda, De Graafschap dhe Telstar.

Po ashtu, Gyasi ka luajtur në MLS me Dallas, ka qenë pjesë e Aalesund në Norvegji, CSKA Sofia në Bullgari, në Turqi me Samsunspor dhe Boluspor, dhe së fundmi në Izrael me Beitar Jerusalem.

Mesfushori ganez ka qenë dhe pjesë e Kombëtares së Ganës në kualifikueset për Kupën e Botës Rusi 2018 dhe shihet si një futbollist që do ndihmojë skuadrën verilindore me eksperiencën që ka.

Pas afrimit të Gyasi, numri i lojtarëve të huaj shkon në shtatë te Kukësi, ndërsa trajneri Gega duhet të bëjë llogaritë për të aktivizuar vetëm 5 prej tyre.

Deri më tani klubi verilindor ka afruar në skuadër Ebert, Tarik Isic, Ante Zivkovic, Agnaldo Moraes, Edi Basa dhe Tiago Ferreira, krahas Giyasi.

Ekipi verilindor zhvilloi fazën përgatitore në Turqi, ndërsa nga e premtja po përgatitet në Tiranë, për nisjen e sezonit të ri futbollistik, që do e vendosë në javën e parë përballë kampionëve të Tiranës.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...