Connect with us

Hi, what are you looking for?

Femrat

Kampionati i vajzave/ Vllaznia mund Apoloninë dhe është një hap larg titullit të 10-të kampion

Janë luajtur këtë të shtunë të gjitha ndeshjet e vlefshme për javën e 17-të të kampionatit të vajzave. Ekipi i Vllaznisë së vajzave është një hap larg titullit të dhjetë kampion në kampionat, pas fitores 2-1 në transfertën e Apolonisë. Një ndeshje mjaft e luftuar nga të dyja ekipet, teksa protagonistet absolute të takimit ishin Megi Doçi, Arlinda Kodra dhe Valentina Troka e Apolonisë me golat e tyre.

Tirana nuk lëshoi pikë as në këtë javë të 17-të, duke konkurruar denjësisht në këtë edicion të 14-të të kampionatit të vajzave. Vajzat bardheblu mundën në shtëpi ekipin e Skënderbeut me rezultatin 10-1. Golashënueset e kësaj sfide ishin Kodra, Coka (2), Mbrati, Zarka (2), Alijaj, Metalla e Vishkulli (2) për Tiranën, ndërsa për Skënderbeun realizoi Kejsi Potomi. Ndeshja e javës së 18-të është vendimtare për Tiranën, që do të ketë përballë ekipin e Vllaznisë, që renditet me tre pikë më shumë në klasifikim se vajzat bardheblu.

Lexo edhe:

Nuk gaboi as ekipi i Partizanit në sfidën kundër Teutës, që fitoi me rezultatin 7-0 në aneksin e stadiumit ‘Niko Dovana’. Një tre pikësh shumë i rëndësishëm për të kuqet e trajnerit Ylli Shehu, që siguruan që në këtë javë vendin e katërt në kampionat. Nga ana tjetër, Kinostudio siguroi fitoren e radhës ndaj Kukësit. Në takimin e luajtur në QSK Kamëz, kryeqytetaset mposhtën me shifrat 5-0 ekipin e Kukësit.

Në takimin tjetër të javës, Laçi mori fitoren e dytë radhazi në kampionat, teksa në këtë javë të 17-të mposhti Lushnjen në shtëpi me rezultatin 4-0. Me këtë fitore, Laçi siguron vendin e gjashtë në edicionin e 14-të të kampionatit të vajzave.

Ndeshjet e javës së 17-të:

Tirana 10–1 Skënderbeu

Teuta 0–7 Partizani

Laçi 4–0 Lushnja

Kinostudio 5–0 Kukësi

Apolonia 1–2 Vllaznia

Renditja aktuale

Vllaznia 51 pikë

Tirana 48 pikë

Apolonia 36 pikë

Partizani 31 pikë

Kinostudio 27 pikë

KF Laçi 22 pikë

KF Teuta 15 pikë

Skënderbeu 3 pikë

Kukësi 0 pikë

Lushnja 0 pikë

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...