Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Goli më i bukur i Marsit, tifozët zikaltër “të dashuruar” me Asllanin

Kristian Asllani shënoi golin e parë me fanellën e Interit ndaj Genoas në fillimin e muajit mars.  Mesfushori kuqezi arriti që të shënojë golin e parë të ndeshjes duke i hapur suksesit 2-1. Një gol që Asllani do ta mbajë mend gjatë, pasi jo vetëm ishte i pari me fanellën zikaltër, por në anët tjetër është përzgjedhur dhe si goli më i bukur  i marsit nga tifozët e Interit.

Klubi ka publikuar rezultatet e votimeve për golin më të bukur të marsit dhe realizimi i 22-vjeçarit nga Elbasani është renditur në vendin e parë. Në garë me mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë ishte dhe Dimarco me golin ndaj Atletico Madrid dhe Bisseck me golin ndaj Bolognas.

Një motiv më shumë për Asllanin, që në vijim të provojë akoma dhe më tepër me goditjet drejt portës. Mesfushori këtë edicion ka luajtur në 26 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Interin, por vetëm 6 prej tyre i ka nisur si titullar.

Lexo edhe:

Asllani kërkon sa më shumë minuta deri në fundin e sezonit, në mënyrë që të jetë gati për Kampionatin Europian që do të luhet këtë verë në Gjermani, e Shqipëria do të përballet me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.

Lajme të tjera

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...