Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Ancelotti dyfish i lumtur: Real-Milan do të ishte finalja ideale

Real Madrid dhe Milan janë dy skuadrat e para gjysmëfinaliste në Champions League. Trajneri i kampionëve në fuqi të turneut më të rëndësishëm për klube, Carlo Ancelotti u ndal edhe te rikthimi i kuqezinjve italianë mes katër më të mirëve në Europë pas 16 vitesh.

Ancelotti ndihet i lumtur, pasi një pjesë e zemrës së tij i takon Milanit. “Arritje e madhe e Milanit, komplimente klubit dhe Maldinit. Por duhet komplimentuar edhe Napoli.

Ata kanë zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm dhe do fitojnë titullin kampion me meritë. Napoli ka qenë skuadra më e mirë italiane e këtij sezoni, do e provojë sërish sezonin e ardhshëm.  

Lexo edhe:

Do të ishte ideale të përballeshim me Milanin në finale, por ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Historia në këtë kompeticion ka rëndësi të madhe.

Pesha e fanellës ndikon, nuk është rastësi që Reali dhe Milani janë skuadrat që kanë fituar më shumë Champions League. Fitorja ndaj Chelsea? Vuajtëm, por na shpëtoi Courtois në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë luajtëm më mirë. Ishim shumë të rrezikshëm në daljet në kundërsulme”, deklaroi Ancelotti pas suksesit 0-2 në “Stamford Bridge”, i njëjti rezultat me të cilin “Los Blancos” fituan edhe në “Santiago Bernabeu”.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...