Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Drejtori zbulon prapaskenat e merkatos: Kishim marrëveshje me Liverpool, por pastaj mbërriti Chelsea

Romeo Lavia pritet që së shpejti të zyrtarizohet si futbollisti më i ri i Chelseat. Mesfushori është aktualisht pjesë e Southampton, ishte një nga më të spikaturit sezonin e kaluar me fanellën e Shenjtorëve dhe jo më kot për shërbimet e 19-vjeçarit kishte shumë kërkesa. Deri pra disa ditëve, dukej i sigurt transferimi i Lavias tek Liverpool me “The Reds” që kishin arritur marrëveshjen për lojtarin.

Por, Chelsea ndërhyri dhe ia doli të bindë Southampton e Lavia. Së fundmi, drejtori i Southampton, Jason Wilcox shprehet se janë duke biseduar me Chelsean dhe se gjithçka po shkon në rrugë të mbarë.

Lexo edhe:

“Kishim një ofertë nga Liverpooli dhe në fakt e pranuam atë. Por, më pas mbërriti Chelsea dhe tani po negociojmë me këtë klub. Gjithçka po shkon në rrugën e duhur dhe kam besimin se shpejt do të arrijmë një marrëveshje. Ndoshta kjo tratativë do të përfundoj në javën e ardhshme”, u shpreh Wilcox.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...