Connect with us

Hi, what are you looking for?

Femrat

“Final 4”, edhe në kampionatin e femrave! Ja si do të funksionojë skema

Formula “Final 4”, risia e FSHF-së në këtë edicion futbollistik nuk do të aplikohet vetëm në kampionatin “Abissnet Superiore” për djem, por edhe në kampionatin e vajzave. Kur kanë mbetur edhe dy javë nga epilogu i këtij sezoni futbollistik në kampionatin e vajzave, katër skuadrat që do të jenë pjesë e “Final 4” janë shpallur tashmë, falë renditjes.

Vllaznia, Apolonia, Partizani e Tirana janë katër ekipet që do të luajnë në “Final 4”, nga ku do të shpallet edhe skuadra kampione e sezonit futbollistik 2023-2024.

Lexo edhe: 

Por si do të funksionojë skema?

Pasi të përfundojnë edhe ndeshjet e mbetura të këtij edicioni, skuadrat e renditura nё vendin e  parё, dytё, tretë dhe të  katërt, do të zhvillojnë ndeshje play off sipas shortit më poshtë, që do të hidhet pas përfundimit të fazës së dytë:

  • Në vazon e parë do të jenë ekipet e renditura në vendin e 1-rë dhe të 2-të ;
  • Në vazon e dytë do të jenë ekipet e renditura në vendin e 3-të dhe të 4-të.

Ndeshjet do të zhvillohen me takime vajtje-ardhje, teksa sfidat e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve të renditura më poshtë në renditje. Në rast barazimi tё pikёve pas dy takimeve tё lojës sё rregullt, skuadra e renditur mё mirё nё klasifikim kualifikohet pёr nё ndeshjen finale.

Lexo edhe: 

Finalja e madhe që do të përcaktojë edhe kampionen e këtij edicioni do të luhet më 11 maj në “Shtëpinë e Futbollit”. Sakaq, dy ekipet që nuk kalojnë në finale do të zhvillojnë një ndeshje me një takim, për të përcaktuar vendin e tretë dhe të katërt, me ndeshjen që do të luhet po në “Shtëpinë e Futbollit”.

Ekipi kampion i “Abissnet Superiore” për vajza do të përfaqësojë Shqipërinë në raundin para-eliminator në UEFA Champions League.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...