Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Goditje e rëndë për Arsenalin, blerja e kësaj merkatoje përfundon në sallën e operacionit

Arsenali merr një goditje të rëndë vetëm një javë pas startit të Premier League. Optimizmi ishte maksimal pas fitores 2-1 në takimin hapës ndaj Nottingham Forest, ku “Topcinjtë” morën tri pikët e para sezonale falë realizimeve të Eddie Nketiah dhe Bukayo Saka, por përvec rezultatit, më shumë se aq spikati loja dominuese, ku londinezët patën 79% të zotërimit të topit.

Sidoqoftë, aspekti i vetëm negativ i ndeshjes së zhvilluar në Emirates ishte dëmtimi i afrimit të ri nga Ajax Amsterdam, Jurrien Timber. Holandezi i blerë për 40 milionë paundë u detyrua të largohej nga fusha e lojës në minutën e 51′. Fillimisht dëmtimi nuk u duk aq serioz për 22-vjecarin, por ekzaminimet e mëvonshme zbuluan që Timber ka këputur ligamentet dhe do të qëndrojë larg fushave për 6 muaj.

Holandezi do të kryejë operimin në ditët në vijim ndërkohë që Arsenali ka disa alternativa të tjera në mbrojtje që mund të mbulojnë boshllëkun e ish-lojtarit të Ajaxit në këtë periudhë. Opsioni më i mundshëm është Oleksandr Zinchenko, por nuk përjashtohet as Takehiro Tomiyasu.

Lexo edhe:

Timber u dëmtua vetëm në ndeshjen e tij të dytë zyrtare me 13-herë kampionët e Anglisë, ndërsa ndeshjen e parë me fanellën e Arsenalit e kurorëzoi me trofe, pasi fitoi Community Shield ndaj Manchester City pak ditë para startit të Premier League.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...