Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kush e pagoi garancinë? Dani Alves “driblon” gazetarët

Ish-futbollisti i Barçës, Dani Alves, u paraqit në Gjykatën e Barcelonës mëngjesin e sotëm, i shoqëruar nga avokati i tij, për të respektuar paraqitjet javore të vendosura nga gjykata për lirinë e fituar me kusht.

Pas daljes nga gjykata, braziliani është pyetur, ndër të tjera, për personin apo personat që i kanë paguar garancinë për lirimin me kusht. Dani Alves nuk tha absolutisht asgjë për gazetarët e pranishëm.

Programi “Fiesta” zbuloi ekskluzivisht pak javë më parë se kush e ka paguar garancinë prej një milion eurosh për lirimin nga burgu të ish-futbollistit brazilian.

Lexo edhe: 

Ajo është Marisa Blázquez. Bashkëpunëtori ka treguar se kush qëndron pas pagesës së diskutueshme dhe për habinë e të gjithëve nuk është një person por një kompani.

Sipas gazetarit, ishte një revistë braziliane e njohur në Brazil që kishte depozituar miliona euro si kusht që ish-lojtari i Barcelonës të ishte i lirë.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...