Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Lukaku: Për fëmijët dhe nënën time bëj çdo gjë, te partnerja nuk shikoj trupin, por trurin!

Sulmuesi i Romës, Romelu Lukaku, ka folur si rrallëherë për jetën e tij private nga grumbullimi me Belgjikën.

Lukaku deklaroi se kur bëhet fjalë për fëmijët dhe për nënën e tij është i gatshëm për gjithçka.

Lexoni edhe:

“Unë bëj gjithçka për fëmijët e mi dhe nënën time. Nëse duhet të bëhet diçka për ta, ne do ta bëjmë menjëherë. Nuk kam humbur asnjë ditë të parë të shkollës për djalin tim të madh. Edhe kur isha jashtë vendit dhe duhej të stërvitesha. Në stërvitjen e tij të parë të futbollit isha gjithmonë aty. Ose edhe për mamin, nëse ajo nuk ndihet mirë ose nëse dëshiron diçka, atëherë unë do të jem aty menjëherë. Ata janë gjithmonë aty për mua, kështu që ka kuptim që edhe unë të jem gjithmonë pranë tyre”-tha ai.

Ndërsa sa i përket partneres, sulmuesi i Romës u shpreh se për të nuk ka rëndësi pamja, por truri.

“Një trup fantastik nuk ka shumë rëndësi për mua. Unë jam më i interesuar për atë që ke në kokë. Sidomos kur rriteni dhe keni fëmijë, filloni të mendoni më shumë. Vetëm një grua që arrin të më stimulojë intelektualisht ka një shans me mua”,-përfundon ai.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...