Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Mbrojtësi i Romës: Nuk kishim fat me Leverkusen, tani mendojmë për Juventusin

Roma nuk ia doli në gjysmëfinalen e parë të Europa League ndaj Bayer Leverkusen me italianët që u mposhtën në shtëpi me rezultatin 0-2 dhe duke e kthyer kështu ndeshjen e kthimit në Gjermani në një mision thuajse të pamundur. Mbrojtësi i Romës, Chris Smalling theksoi se skuadrës së tij i mungoi fati pasi rezultati mund të ishte ndryshe ndërsa shtoi se tashmë i duhet të kthejnë fokusin te kampionati ku përballen me Juventusin.

“Mendoj se të dyja skuadrat krijuan të njëjtin numër rastesh, dhe nëse do të luanim sërish nuk besoj se do të kishim shpërdoruar aq shumë. Mendoj do të kishim shënuar të paktën një gol apo edhe dy. Ishim të pafat në momentet vendimtare të ndeshjes, por përballë kishim një skuadër të fortë dhe tani të dielën në kampionat na pret një tjetër ndeshje e vështirë kundër Juventusit.

Lexo edhe:

Jemi të zhgënjyer, por duhet të luajmë të përqëndruar ndaj Juventus. Kemi nevojë për pikë në kampionat sepse nuk ka mbetur edhe shumë kohë. Më pas do të mendojmë për Leverkusen, do të na duhet një gol në Gjermani. Kemi kaluar edhe më parë në të tilla situata, kemi luajtur gjysmëfinale dhe finale, mendoj se eksperienca mund të na ndihmojë”, u shpreh Smalling.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Spanjë

E ardhmja e Ansu Fatit është në pikëpyetje, me sulmuesin që nuk bindi me huazimin te Brighton, por që nuk është as në planet...

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...