Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Pas Inter, Bayern hyn në garë për mbrojtësin e Torinos

Gleison Bremer është kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar të momentit, jo vetëm në Itali, por edhe në elitat e tjera të futbollit evropian.

Paraqitjet e shkëlqyera të brazilianit e kanë ndezur profilin e tij dhe klube nga më të mëdhatë janë duke e ndjekur me vëmendje ecurinë e mbrojtësit.

Sipas raportimeve të mediave në Gjermani, pas Interit që u vu në lëvizje i pari, tani edhe Bayern Munich po mendon për mbrojtësin torinez në funksion të sezonit të ardhshëm duke planifikuar një investim për ta marrë atë.

Lajm që hap skenarë interesantë sidomos për Torinon dhe për mundësinë e arkëtimit të një shume të rëndësishme nga një shitje e cila do e ndihmonte shumë ekipin e Seria A.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...