Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Publikohet klauzola në kontratën e Xabi Alonsos/ Sërish shpresë për Liverpool dhe Bayern Munich?

Elozhet për Bayer Leverkusen dhe Xabi Alonson në këtë sezon nuk kanë fund. Trajneri spanjoll po i udhëheq “Aspirinat” drejt një sezoni magjepsës dhe që mund të shkruhet me gërma të arta në historinë e gjermanëve.

Leverkusen është më pranë se kurrë titullit të parë historik në Bundesliga, ndërsa skuadra garon edhe në dy fronte të tjera, Kupën e Gjermanisë (në finale ndaj Kaiserslautern) dhe në Europa League në faën çerekfinale. Të gjitha këto arritje, e kanë shndërruar Xabi Alonson në prej trajnerëve më të preferuar të klubeve gjigande të “Kontinentit të Vjetër”.

Lexo edhe: 

Edhe pse spanjolli disa ditë më parë deklaroi se do të qëndrojë te Leverkusen edhe në sezonin e ardhshëm, një klauzolë e publikuar së fundmi nga “Sunday Mirror”, duket se ristarton nga e para telenovelën për 42-vjeçarin. Sipas medias britanike, Xabi Alonso ka një klauzolë e cila e lejon të largohet para përfundimit të kontratës në vitin 2026, nëse në arkat e klubit gjerman derdhen 15 milionë euro.

Një shifër të cilën Bayern Munich dhe Liverpool mund ta përballojnë pa problem për të përfituar një menaxher si Alonso. Ky i fundit ka një të kaluar si lojtar te Bayern dhe Liverpool, duke u bërë kështu edhe më i preferuar për dy klubet e sipërpërmendura.

Megjithatë, mbetet për t’u parë pasi edhe vetë dëshira e Alonsos është për t’u marrë në konsideratë dhe të paktën për momentin, ai ka zgjedhur Leverkusenin.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...