Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Raya dhe lidhja e veçantë me Arsenalin, tatuazh që i kujton ditën speciale

Arsenal mbylli me sukses transferimin nga Brentford nëpërmjet formulës së huazimit të portierit David Raya. Ky operacion do t’i kushtojë arkave të “Topçinjve” tre milionë paund ndërsa nëse londinezët vendosin ta bëjnë të tyrin kartonin e Rayas atëherë do të duhet të paguajnë edhe 27 milionë paund verën e ardhshme.

Lexo edhe:

27-vjeçarit do t’i duhet të luftojë për statusin e titullarit me Aaron Ramsdale i cili ka pasur besimin e trajnerit Mikel Arteta. Megjithatë, historia e Rayas me Arsenalin duket se daton më herët pasi portieri ka kujtime të bukura me “The Gunners” dhe një tatuazh në qafën e spanjollit e vërteton më së miri diçka të tillë.

Raya ka një tatuazh me datën 13 gusht të vitit 2021, datë e veçantë për portierin pasi është dita kur ai ka debutuar në Premier League, pikërisht në një ndeshje ndaj Arsenalit. Brentford luajti me Arsenal më datë 13 gusht të vitit 2021, madje “The Bees” fituan me rezultatin 2-0 me Rayën që ia doli ta mbante të paprekur katërkëndëshin e tij.

Tashmë, Raya do të mbrojë portën e Arsenal ndërsa ishte përforcimi i katërt për “Topcinjtë” pas Jurrien Timber, Kai Havertz dhe Declan Rice.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...