Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Rinovim me të njëjtat kushte ose largim në verë, e ardhmja e “yllit” të Juves, në ajër

E ardhmja e Federico Chiesas është ende për t’u përcaktuar. Sipas asaj që raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, klubi i Juventusit gjatë verës së ardhshme do të duhet të ulë shpenzimet për pagat dhe për këtë arsye është e pamendueshme që një propozim rinovimi t’i bëhet lojtarit me një pagë më të lartë se ajo aktuale.

Në javët e fundit drejtuesit kanë vënë në tavolinë një zgjatje me të njëjtat shifra, pra 5 milionë euro në sezon, por diskutimet nuk kanë arritur në një pikë të përbashkët. Është e qartë se, nëse nuk arrihet marrëveshja, Federico Chiesa do të largohet nga Juve në verë.

Lexo edhe:

Javë më parë, menaxheri i lojtarit, Fali Ramadani, i premtoi Cristiano Giuntolit se klienti i tij nuk do të largohet nga Torino si lojtar i lirë dhe diskutimet do të vazhdojnë në fund të sezonit, kur edhe do të jetë e sigurt se cili trajner do të ulet në stolin e Juventusit sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...