“Sold Out”! Biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki në program në mbrëmjen e 12 tetorit kanë avulluar brenda pak orësh.
“Air Albania” do të jetë i tejmbushur për një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares në këto dekadat e fundit, me misionin për të siguruar një biletë që për shumëkënd ka qenë i pamundur.
Lexoni edhe:
- Telashe pa fund për Juventusin, Ronaldo nis çështjen ligjore kundër ish-klubit
- Ndryshon pronësia, Everton blihet nga fondi që zotëron Genoa, Hertha Berlin dhe shumë klube të tjerë
- Gol dhe asist tek Antwerpi, sulmuesi i Kombëtares në një moment të artë (video)
- VIDEO/ Më i miri i ndeshjes, Tuci i jep fitoren Lokomotivës së Zagrebit
200 mijë kerkesa për 22 mijë vende në stadium, që në fillim dihej se do të ishte e vështirë, por në këtë rast, si asnjë herë më parë të gjithë ata që kanë dashur të sigurojnë një biletë janë përballur me një situatë të pazakontë.
Fluksi i madh i kërkesave e bëri jashtëzakonisht të vështirë aksesin në linkun përkatës, ku kushdo që kërkonte të hynte përballej me një radhë prej 6 mijë apo 4 mijë kërkesash që ishin më para dhe i duhej të priste në radhë, që për të thënë të vërtetën për vetë numrin e jashtëzakonshëm të përdoruesve bëhej thuajse e pamundur për t’u respektuar.
Shumë njerëz kanë pritur më kot me orë, për një fluks që ka gjetur të papërgatitur dhe vetë personelin që merret me menaxhimin e faqes.
Gjithsesi rezultati është se biletat janë shitur brenda pak orësh me stadiumin që ishte shitur me gjithë kapacitetin e tij që në orët e para të mëngjesit, e madje për ironi të fatit, kërkesat e jashtëzakonshme dhe nxitimi për të blerë një biletë ka bërë që të shiten edhe gjithë biletat për sfidën Partizani – Egnatia, të Kategorisë Superiore ku natyrisht është e lehtë të kuptohet se në këtë rast në nxitim për të siguruar një biletë shumëkush sapo ka pasur mundësinë të akesojë në link ka bërë blerjen pa u kujdesur të shikonte se bëhej fjalë për takimin e Kategorisë Superiore dhe jo për atë të kombëtares.
Gjithsesi e rëndësishme është se për sfidën e Shqipërisë, kuqezinjtë do të kenë një mbështetje të jashtëzakonshme nga më fatlumët që kanë mundur të sigurojnë një biletë, ndërkohë që të gjithë të tjerët do të mund të përjetojnë emocionet e papësëritshme të një sfide historike, drejtpërsëdrejti në ekranin e “SuperSport“, shoqëruesit dhe partnerit të përhershëm të kombëtares kuqezi!
