Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Vështirësohet pista “Paqueta”, City “hedh sytë” nga sulmuesi i Leipzig

Manchester City “hedh sytë” nga Dani Olmo i Leipzig. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, kampionët e Europës janë vënë në ndjekje të spanjollit i cili ka tërhequr vëmëndjen me paraqitjet e tij në “Red Bull Arena”.

Trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola e pëlqen së tepërmi 25-vjeçarin i cili është pjesë e gjermanëve që nga janari i vitit 2020. City ia ka ofruar Ëest Ham-it 70 milion paund për brazilianin, Lucas Paqueta, ofertë e cila u refuzua nga “Çekanët” të cilët e blenë ish-lojtarin e Milan-it për shifrën e 43 milion paundëve nga Lyoni.

Lexo edhe:

Sipas mediave angleze, Leipzig e vlerëson lojtarin plot 100 milion euro.  Klubi gjerman, i cili sapo fitoi Superkupën në një finale me Bayernin, ka paguar plot 29 mln euro në arkat e kroatëve të Dinamos së Zagrebit për shërbimet e 25-vjeçarit. Pas 3 sezonesh e gjysëm në “Red Bull Arena”, klubi kërkon të përfitojë jo më pak se 100 milion për lojtarin i cili është një prodhim i akademisë së Barcelonës.

Leipzig’s Spain midfielder Dani Olmo plays the ball during the German first division Bundesliga football match RB Leipzig v Borussia Moenchengladbach in Leipzig, eastern Germany, on February 27, 2021. (Photo by Ronny Hartmann / various sources / AFP) / DFL REGULATIONS PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS AS IMAGE SEQUENCES AND/OR QUASI-VIDEO (Photo by RONNY HARTMANN/POOL/AFP via Getty Images)

Dani Olmo e ka nisur karrierën si profesionist tek Dinamo Zagreb në vitin 2014, pas 5 sezonesh e gjysëm tek kampionët kroatë erdhi transferimi në Bundesligën gjermane. Midis Gjermanisë dhe Kroacisë, futbollisti ka zhvilluar 248 ndeshje dhe ka shënuar 58  gola, teksa ka bërë dhe 31 ndeshje me përfaqesuesen e Spanjës.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...