Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Bellingham sërish protagonist, Real Madrid “i falet” anglezit për fitoren e tretë radhazi

Jude Bellingham vazhdon të tregojë se ishte një goditje në afrimet e Real Madrid këtë verë.

Mesfushori i dha tre pikët dhe fitoren e tretë radhazi ekipit të tij, në transfertë e Celta Vigo që u mbyll me rezultatin 0-1.

Lexo edhe:

Vendasit gjetën rrugën drejt rrjetës që në minutën e tretë, por ai gol u anulua pas verifikimit në VAR për faullin që Larsen shkaktoi ndaj Kepa-s.

Pavarësisht tentativave nga të dyja skuadrat, pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola.

Në minutën e 67’ Rodrygo fitoi penallti, që u shkaktua nga ndërhyrja e gabuar e portierit të vendasve.

Braziliani e mori vetë përsipër ekzekutimin e penalltisë në minutën e 68’, megjithatë ai u ndal nga Villar.

Në minutën e 81’ Bellingham do të kthehej në rolin e tij atë të “heroit”, duke shënuar me kokë dhe duke u dhënë fitoren madrilenëve.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 0-1, me Celta Vigo që renditet në vend të 16-të me një pikë, teksa Real Madrid kryeson me nëntë pikë.

Momentet më pikante të ndeshjes:

Vendasit gjetën rrugën drejt rrjetës që në minutën e tretë, megjithatë ai gol u anulua pas faullit që Larsen shkaktoi ndaj Kepa-s, me pjesën e parë që u mbyll pa gola.

Në minutën e 67’ Rodrygo fitoi penallti pas ndërhyrjes së gabuar të Villar.

Ai e mori përsipër vet ekzekutimin e penalltisë, por nuk ia doli ta çonte topin në rrjetë pasi u ndal nga portieri i vendasve.

Megjithatë në minutën e 81′ ai që po kthehet në “heroin” e Real Madrid, Jude Bellingham zhbllokon sfidën me një goditje me kokë.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...