Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ Olympiacosi thyen Fenerbahcen, “nuk ka krisma” në Plzen-Fiorentina

Olympiacosi feston në çerekfinalen e parë të Conference League përballë Fenerbahces. Skuadra nga Pireu mposhti 3-2 ekipin nga Stambolli, ndërkohë që asnjë gol nuk prodhoi dueli në Çeki mes Viktoria Plzenit dhe Fiorentinës.

Grekët e nisën mjaft mirë takimin, duke mbyllur pjesën e parë në avantazh falë golave të Fortounis dhe Jovetic, me kapitenin që shkëlqeu me gol dhe asist.

Vendasit shënuan edhe të tretin me Chiquinhon në të 57’, por turqit reaguan dhe arritën të realizonin dy gola me peshë, që mban Fenerbahcen në garë për kualifikimin në gjysmëfinale.

Tadic rindezi shpresat falë një penalltie të ekzekutuar saktë, ndërkohë që pas gjashtë minutave shënoi edhe Kahveci.

Duelet e kthimit do të zhvillohen të enjten e ardhshme (18 prill), që si gjithmonë vijnë live në SuperSport/DigitAlb.

Conference League
Çerekfinalet e para

PLZEN-FIORENTINA 0-0

OLYMPIACOS-FENERBAHCE 3-2 (Fortounis 8′, Jovetic 32′, Chiquinho 57′ / Tadic (p) 68′, Kahveci 74′)

74′ Tjetër gol i Fenerbahces, Irfan Can Kahveci shënon golin e dytë për ekipin nga Stambolli. 

 

68′ Gjuan saktë Dusan Tadic, shkurton Fenerbahce. 

 

67′ Ndërhyrje e gabuar e Panagiotis Retsos, penallti për skuadrën turke.

 

57′ Tjetër gafë e Fenerbahces, portugezi Chiquinho realizon të tretin për Olympiacosin. 

 

32′ Vendasit shënojnë edhe të dytin. Stevan Jovetic dërgon në delir tifozët grekë.

 

8′ Gjuan Konstantinos Fortounis, kapiteni kalon vendasit në avantazh. 

 

FORMACIONET ZYRTARE

Në orën 18:45, Fiorentina zbret në fushë kundër Viktoria Plzen në ndeshjen e parë për çerekfinalet e Ligës së Konferencës. Duel që vjen në SuperSport 3.

Trajneri Italiano rreshton pak a shumë formacionin tipik të tij, me përjashtim të Bonaventurës, që (nuk është as në pankinë) ia lë vendin Beltranit. Rikthehet në mesfushë Arthurit krah Mandragoras. Reparti i sulmit udhëhiqet nga Belotti.

Lexo edhe:

Mjaft interesant edhe derbi i Ballkanit mes Olympiacosit të Pireut dhe Fenerbahces që do të luhet në stadiumin “Karaiskakis”. Live në SuperSport 2.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë skuadra nga Stambolli braktisi pas vetëm tri minutash lojë finalen e Superkupës së Turqisë ndaj Galatasarayt, si reagim ndaj ngjarjeve të rënda që ndodhën në fushën e Trabzonsporit.

Plzen-Fiorentina

Olympiacos-Fenerbahce

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...