Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zbulohet bojkoti për finalen e SuperKupës, Fenerbahce zbret në fushë me nëntë lojtarë të rinj!

Fenerbahce-Galatasaray në finalen e Superkupës pritej të dhuronte spektakël si një nga sfida më emocionuese të futbollit turk. Por, ndeshja në program për t’u zhvilluar këtë të dielë në orën 20:30 nuk do të jetë aspak normale.

Mediat kanë zbuluar planin e Fenerbahces për të bojkotuar dhe për të protestuar këtë ndeshje. E gjitha lidhet me faktin se kjo sfidë duhej të ishte zhvilluar katër muaj më parë, por për arsye politike ajo u shty. Ndër të tjera, edhe kërkesa për arbitra të huaj nga klubi i Fenerbahces nuk u mor parasysh, ndaj këtë të fundit do të protestojnë.

Lexo edhe: 

Klubi ka vendosur që në fushë të zbresin vetëm nëntë lojtarë nga akademia (U19) teksa trajneri i parë dhe lojtarët titullarë nuk janë thërritur në apel për këtë ndeshje. Për ta bërë edhe më të zhurmshme këtë protestë, me të nisur loja tre prej lojtarëve të Fenerbache do të shtiren si të dëmtuar dhe do të dalin jashtë në formë që sfida të mbyllet përfundimisht dhe që titullin ta fitojë në tavolinë Galatasaray me rezultatin 3-0.

Kujtojmë se Fenerbahce është përfshirë në shumë polemika së fundmi, ku pas sherrit të lojtarëve me tifozët e Trabzonzpor në fushë, po diskutohet që sezonin e ardhshëm skuadra të mos marrë pjesë në kampionat.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...