Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Verona vazhdon traditën e lojtarëve shqiptarë, Rrahmanin mund ta zëvendësojë Ismajli!

Pas vetëm një sezoni te Verona ku arriti të spikaste me paraqitjet e tij positive, Amir Rrrahmani në verë do t’i japë lamtumirën Hellas-it për të kaluar te Napoli që pagoi në janar 14,5 milionë euro për kartonin e tij dhe e la në huazim deri në fund të sezonit te Verona. Por mesa duket klubi i presidentit Maurizio Setti është i fiksuar pas lojtarëve shqiptarë. Verona kërkon ta zëvendësojë kapitenin e Kosovës me një tjetër lojtar shqiptar.

Sipas mediave në Itali, ashtu siç bëri me Rrahmanin që e mori nga kampionati kroat, klubi veronez ka nisur të interesohet për të blerë nga Hajduk Split kartonin e mbrojtësit të kombëtares shqiptare Ardian Ismajli, kartoni i të cilit vlerësohet nga faqja e specializuar transfermarkt. Në verë nga Verona pritet të largohet edhe talenti tjetër shqiptar Marash Kumbulla, por Verona kërkon të vazhdojë traditën e mirë që ka me lojtarët kuqezi dhe tashmë synon e afrimin e Ismajlit që është gati për këtë hap madhor në karrierën e tij.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Spanjë

E ardhmja e Ansu Fatit është në pikëpyetje, me sulmuesin që nuk bindi me huazimin te Brighton, por që nuk është as në planet...

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...