Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Dëmtimi i Haalandit rezulton më i rëndë, ja kur kthehet norvegjezi

Nuk ka fund kalvari i vuajtjeve për Erling Haaland. Janë bërë 42 ditë që sulmuesi norvegjez nuk po jep kontribut te Dortmundi dhe, siç raporton tani gazeta gjermane “Bild”, kthimi i tij në fushë nuk do të ndodhë para pauzës së shkurtër për ndeshjet e përfaqësueseve.

Dëmtimi i 21-vjeçarit ka rezultuar më i rëndë nga sa parashikohej, kështu që është e pamundur që ai të jetë nën urdhrat e trajnerit Rose gjatë muajit shkurt.

Haaland udhëtoi për në Mynih këtë javë dhe u dorëzua në duart e Ralph Frank, një specialist i biostatikëve, i cili në të kaluarën tashmë ka ndihmuar shumë për t’i dhënë fund lëndimeve të kapitenit Marco Reus. Te Borussia e Dortmundit nuk duan të rrezikojnë me lojtarin më të mirë, kështu që Haaland do të duhet të presë të paktën edhe disa javë që të jetë në gjendje të ndihmojë skuadrën për objektivat që i kanë mbetur.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Spanjë

E ardhmja e Ansu Fatit është në pikëpyetje, me sulmuesin që nuk bindi me huazimin te Brighton, por që nuk është as në planet...