Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie B

Lëndimet po e lodhin, legjenda e futbollit gati të thotë lamtumirë

Një legjendë e futbollit së shpejti mund t’i japë fund karrierës. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Gianluigi Buffon po reflekton për të ardhmen e tij dhe po shqyrton mundësinë e daljes në pension.

Ish-portieri i Juventusit dhe i kombëtares, me të cilin u shpall kampion bote në vitin 2006, do të donte të ishte më afër familjes së tij dhe për këtë arsye mund t’i varë dorëzat në gozhdë një vit para skadimit të kontratës me Parmën, e cila përfundon më 30 qershor, 2024.

Pavarësisht disa problemeve fizike, në sezonin e fundit Buffon bëri 19 paraqitje për klubin emilian midis Serisë B dhe Kupës së Italisë, duke e ruajtur të pastër portën në pesë raste.

Lexo edhe: 

Kur u largua nga Juve në vitin 2021, pati si qëllim rikthimin e Parmës në Serinë A, por ëndrra u shkatërrua në gjysmëfinalen e play-off-it kundër Cagliarit.

Tani, në letër, ka një vit të fundit për të tentuar këtë sukses, por dëmtimet e shumta të pësuara po e bëjnë që të reflektojë.

Vendimi përfundimtar do të merret në ditët në vijim: e sigurt është se Gigi nuk ka ndërmend të pranojë ofertat nga Arabia Saudite, të përfolura ditët e fundit, dhe as të tentojë një aventurë në MLS.

Drejtuesit e Parmës tashmë ia kanë garantuar një rol drejtuesi në klub.

 

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...