Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Fury Fight Club ‘ndez’ Tiranën, duelet interesante vijnë në SuperSport

Fury Fight Club 'ndez' Tiranën, duelet interesante vijnë në SuperSport
Fury Fight Club 'ndez' Tiranën, duelet interesante vijnë në SuperSport

Fury Fight Club, ofron spektakël këtë të diel në kryeqytet. Në Sheshin Nënë Tereza do të zhvillohet një turne ndeshjesh boksi dhe kick boksi i konceptuar në një formë ndërthurje mes dueleve të forta por edhe spektaklit.

Fury Fight Club sjell duele mjaft interesante në disiplinat luftarake ku përfshihen fillimisht 5 përballje të ndezura ku sportistë të kombëtares shqiptare olimpike të boksit do të përballen me rivalët e përfaqësueses greke të boksit olimpik.

Një rast i rëndësishëm ky për boksierët shqiptarë për të demonstruar vlerat e tyre para publikut që pritet të jetë i zjarrtë. Në hapësirat mes ndeshjeve do të jetë prezent spektakli me performanca nga DJ, këngëtarë të njohur dhe shfaqje koreografike.

Lexo edhe:

Gjithsesi pjesa më e rëndësishme do të jetë ajo e mbrëmjes ku do përfshihen 5 duele të zjarrta në kick boks, që janë edhe main event, dhe që do të mund t’i ndiqni drejtpërdrejt me transmetimin në kanalin SuperSport 5, të platformës DigitAlb/Supersport.

Duelet e kick boksit do të përfshijnë disa nga sportistët më të suksesshëm shqiptarë përballë rivalëve nga Europa duke ndezur mbrëmjen e kryeqytetit me një event që evidenton vlerat e sportistëve shqiptarë duke ju dhënë mundësinë që të garojnë në ndeshje të nivelit ndërkombëtar e duke pasuruar njëkohësisht edhe gamën e eventeve sportive të kryeqytetit.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...