Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“Benfica shtëpia ime”, Di Maria: Kam luajtur me presidentin, sa i vjetër jam…

Sulmuesi i Benficës, Angel Di Maria mendon se Champions League është trofeu më i rëndësishëm që mund të fitojë një lojtar në nivel klubesh. 35-vjeçari foli në vigjilje të sfidës së Championsit kundër Interit, duke dhënë një koment për aventurën e tij të dytë në Portugali.

“Është diçka e bukur të kesh privilegjin që të kesh kaq shumë tifozë që të ndjekin edhe jashtë stadiumit. Benfica është shtëpia ime në Europë, këtu u bëra një futbollist i vërtetë”.

Kam pasur mundësinë të luaj me Rui Costan, kjo do të thotë që jam i vjetër. Kam luajtur me atë që tani është presidenti im”.

Lexoni edhe:

Kampioni i Botës me Argjentinën e ka fituar Championsin me Realin në vitin 2014, por ai nuk kënaqet dhe kërkon të jetë gjithmonë protagonist.

“Kam patur mundësinë ta fitoj trofeun, është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Është trofeu më i rëndësishëm që mund të fitojë një lojtar në nivel klubesh.

Edhe pse jam 35 vjeç, unë futem gjithmonë në fushë për të dhënë maksimumin. Që të dhuroj sa më shumë gola dhe asiste. Këto kompeticione më kanë bërë ky që jam sot. Dhe më kanë treguar se çfarë do të thotë të kërkosh gjithmonë fitoren”.

Benfica do të udhëtojë në transfertën e Milanos këtë të martë për t’u përballur me Interin në sfidën e vlefshme për raundin e dytë të grupit D të Champions League. “Shqiponjat e Lisbonës” humbën takimin e parë në shtëpi ndaj austriakëve të Salzburgut.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Spanjë

E ardhmja e Ansu Fatit është në pikëpyetje, me sulmuesin që nuk bindi me huazimin te Brighton, por që nuk është as në planet...