Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

VIDEO/ Dortmundi fenomenal, përmbys Atleticon dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2, duke e zhvlerësuar suksesin 2-1 të “Los Colchoneros” në takimin e parë, në Madrit.

Verdhezinjtë kaluan në epërsi të dyfishtë në pjesën e parë, por u barazuan në fillim të fraksionit të dytë. Gjithsesi kundërpërgjigjja e vendësve ishte e menjëhershme, me Fullkrug dhe Sabitzer, që realizuan dy gola brenda pak minutash, duke vulosur rezultatin përfundimtar në 4-2.

Golat

Një pjesë e parë fantastike për Borussias e Dortmundit. Verdhezinjtë realizuan dy herë në portën e Atleticos brenda pesë minutash lojë.

Në të 34-tën e zhbllokoi rezultatin Brandt, pas asistit të marrë nga Hummels, 1-0.

Pas pesë minutash dyfishoi rezultatin Maatsen, pas bashkëpunimit me Sabitzer, 2-0.

Autogol qesharak i Hummels, Atletico barazon rezultatin, gjithçka mbetet e hapur.

Çfarë karakteri nga Atletico, barazon rezultatin Correa, 2-2.

Kundërpërgjigje e pabesueshme nga verdhezinjtë, realizon dy herë për tri minuta me Fullkrug dhe Sabitzer, 4-2.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...