Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Thiago Motta: Jam krenar për këtë skuadër, tani nuk mendoj për Champions-in!

Nervoz në minutat e fundit, Motta: Ndodh gjithmonë e njëjta gjë
Nervoz në minutat e fundit, Motta: Ndodh gjithmonë e njëjta gjë

Bologna triumfoi në “Olimpico” përballë Roma-s duke hedhur një hap të sigurt drejt zonës Champions League, me skuadrën e Thiago Motta-s që fitoi 1-3, në një ndeshje ku gjithçka shkoi mirë për Bologna-n.

Pas ndeshjes, trajneri i Bologna-s, Thiago Motta u shpreh shumë i lumtur për fitoren teksa theksoi se merita i takon vetëm skuadrës.

Lexo edhe:

Jam shumë krenar që jam trajneri i Bologna-s, që kam këta lojtarë të cilët janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka, por edhe të fitojnë ndeshje si kjo ndaj Roma-s. Ishte një ndeshje shumë e vështirë, një ndeshje delikate, por e kishim studiuar dhe besoj se kemi zhvilluar një ndeshje të madhe. Jam i lumtur me të gjitha repartet. Skuadra bënë gjithçka që unë kërkoj, të gjithë ndihmojnë. Championsi? Sot mendoj vetëm për atë që bëmë në “Olimpico”, dua ta shijoj këtë moment. Gjithçka tjetër do të vijë në kohën e vet, e tashmja jonë është shumë e bukur dhe në këtë moment të mendosh për diçka tjetër nuk ka vend.” – tha Thiago Motta.

Bologna fitoi takimin direkt ndaj Roma-s, teksa u rikthye pas 57 vitesh që të marrë gjashtë pikë brenda sezonit ndaj kryeqytetasve, ndërsa pas këtij suksesi, Bologna “blindon” vendin e katërt në kuotën e 62-të pikëve, shtatë më shumë se Roma dhe tetë më shumë se Atalanta.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...