Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Nadal në turneun e Madridit: Nuk jam gati, por do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve!

Rafael Nadal ende nuk ndjehet gati për të dhënë maksimumin e tij në një fushë tenisi. Spanjolli siç e ka deklaruar prej kohësh është i fokusuar për të mbërritur në formë në turneun e tij të preferuar, Roland Garros në Paris, aty ku mban edhe rekordin me 14 tituj. Gjithsesi, pavarësisht formës jo optimale, 37-vjeçari do të marrë pjesë në turneun e Madridit teksa theksoi se këtë po e bën vetëm për të ndjerë dashurinë e publikut të tij.

“Në Madrid kam ndjerë gjithmonë një mbështetje të madhe dhe prandaj do të marrë pjesë edhe në këtë turne. Në fakt, kudo e kam pasur mbështetjen e publikut tim, por këtu në Madrid është një atmosferë tjetër. Do të zbres në fushë edhe pse nuk jam në më të mirën time, shërbimi është përmirësuar deri diku, por aspektet e tjera jo. Por, duke qenë se do të luaj këtu për herë të fundit, atëherë duhej të bëja një sakrificë.

Lexo edhe:

Roland Garros? Do të jetë e vështirë, nuk dua të zhgënjej askënd. Duhet të presim se çfarë do të ndodhë në tre javët e ardhshme. Objektivi është të marrë pjesë, por nëse nuk ia dal atëherë nuk kam çfarë të bëj. Nëse Roland Garros do të ishte sot, atëherë nuk do të mund të luaja. Në Paris do të marr pjesë vetëm nëse ndjehem kompetitivë, përndryshe nuk ka kuptim.

Nuk përfundon gjithçka me Roland Garros, është edhe Olimpiada përpara. Jeta vazhdon”, u shpreh Nadal. Rafael Nadal do të zbresë më datë 25 prill në fushën me dhe të Madridit për t’u përballur me Darëin Blanch, 16-vjeçar nga Amerika.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...