Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Asambleja e SHRF Shkodër zgjedh delegatët e rinj, vendimet që u morën

Këtë të premte është zhvilluar Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër. Ku u morën vendime të rëndësishme për aktivitetet futbollistike që organizon kjo shoqatë. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin 18 anëtarë të shoqatës të përfaqësuar nga 22 delegatë. Të cilët diskutuan pikat e përcaktuara në rendin e ditës.

Që kishin të bënin me raportin e aktivitetit të Shoqatës, miratimin e pasqyrave financiare, miratimin e buxhetit për vitin 2024, miratimin e rregullores së veprimtarisë futbollistike për sezonin 2024-2025. Si edhe  zgjedhjen e delegatëve që do të përfaqësojnë SHRFSH-në në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së.

Lexo edhe:

Në punimet e Asamblesë ishte i pranishëm edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Bardhyl Jera. Ai vlerësoi punën e bërë nga SHRFSH dhe nënvizoi se FSHF do të vijojë të jetë mbështetja kryesore me projekte konkrete për të zhvilluar më tej futbollin në këtë rajon. Veçanërisht në përmirësimin e infrastrukturës sportive.

Pas verifikimit të mandateve, Kryetari i SHRFSH-së, Lazer Matija, mbajti një fjalë përshëndetëse, ku nënvizoi arritjet e SHRFSH-së gjatë vitit 2023. Si edhe diskutoi mbi problematikat që janë për t’u zgjidhur. Qëllimet e SHRFSH-së për të ardhmen janë rritja e numrit të fëmijëve që merren me futboll, si edhe përmirësimi i infrastrukturës sportive.

Më pas me anë të votimit në Asamble, u miratuan pasqyrat financiare, buxheti për vitin 2024 për këtë Shoqatë. Dhe rregullorja e veprimtarisë futbollistike për sezonin 2024-2025.

Gjatë Asamblesë u zgjodhën përmes votimit të anëtarëve edhe delegatët që do përfaqësojnë Shoqatën Rajonale të Futbollit Shkodër në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme të FSHF-së. Delegatët e përzgjedhur me votat e anëtarësisë janë: Lazer Matija dhe Alfred Pjetri.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...