Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Benfika, “kafshatë” e lehtë për Liverpoolin, De Bruyne ndëshkon Atleticon

Liverpooli hedh një hap të sigurt drejt kualifikimit në gjysmëfinale të Champions League. Skuadra angleze triumfoi 1-3 në fushën e Benfikës e tashmë thjesht do të duhet të administrojë diferencën prej dy golash në sfidën e kthimit në “Anfield” për të vijuar garën në raundin e parafundit të kompeticionit.

Konate e shënoi golin e parë që në minutën e 17-të, për të ardhur te goli i Manesë në të 34-tën. Talenti i Benfikës, Nunes, ngushtoi diferencën në fillim të pjesës së dytë, por në fundin e sfidës Diaz shënoi golin e rezultatit përfundimtar 1-3.

Një tjetër ekip anglez merr fitoren në ndeshjen e parë çerekfinale të Championsit, pikërisht Manchester City, që iu imponua me rezultatin e ngushtë 1-0 Atleticos së Madridit në “Etihad”. Golin e vetëm të kësaj përballjeje e realizoi Kevin De Bruyne në minutën e 70-të, i shërbyer nga Foden. Gjithsesi, skuadra e drejtuar nga Simeone ka ende shpresa për të avancuar, sigurisht nëse do të fitojë në “Wanda Metropolitano” në sfidën e kthimit.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Spanjë

E ardhmja e Ansu Fatit është në pikëpyetje, me sulmuesin që nuk bindi me huazimin te Brighton, por që nuk është as në planet...