Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E zbulon agjenti, Ozil lë futbollin dhe ndryshon profesion

Kur i kanë mbetur edhe dy vite kontratë me Fenerbahcen, Mesut Ozil është duke menduar jetën e re pasi të “varë këpucët në gozhdë”. Futbollisti turk që sezonin e fundit e ka pasur shumë të turbulluar pas konkfliktit me trajnerin Ismail Kartal, aq sa u përjashtua nga ekipi i parë, po mendon t’u dedikohet gjithnjë e më shumë lojërave elektronike.

Madje, lojtari i Fenerbahçes po mendon të shndërrohet në një profesionist në këtë fushë dhe të marrë pjesë në një kampionat dedikuar këtyre lojërave. Vetë agjenti i 33-vjeçarit, Erkut Sogut thekson se Ozil nuk do të luajë me asnjë klub tjetër pas Fenerbahces për t’iu dedikuar më pas pasionit të ri.

“Mendoj se Ozil nuk do të luaj në ndonjë klub tjetër pas Fenerbahces. Do të përqëndrohet më shumë te lojërat elektronike dhe ndoshta të bëhet një profesionist në këtë fushë. Është shumë i apasionuar dhe nuk do të surprizohesha nëse një ditë Ozil merr pjesë në një kampionat. I pëlqen Fortnite, por edhe FIFA”, u shpreh Sogut.

 

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Spanjë

E ardhmja e Ansu Fatit është në pikëpyetje, me sulmuesin që nuk bindi me huazimin te Brighton, por që nuk është as në planet...