Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Forma e Neymar “bezdis” Mbappe-n, Galtier i thërret të dy në “apel”

Një situatë aspak normale dhe një sjellje e pahijshme, kështu u përkufizua gjesti i Kylian Mbappe në sfidën e javës së dytë ndaj Montpellier.

Francezi u shfaq i pakënaqur pasi nuk u shërbye nga Vitinha dhe la përgjysmë aksionin e parizienëve.

Një mbrëmjen ku Mbappe ishte pothuajse gjatë gjithë kohës i pakënaqur dhe pse në fund shënoi një gol.

Mediet franceze raportojnë se forma e mirë e Neymar,  por edhe marrëdhënia e brazilianit me Messi-n janë arsyet kryesore të “trishtimit” për Kylian.

Një situatë që duhet të ndryshohet dhe për këtë ka menduar trajneri.

Galtier ka planifikuar që gjatë javës të ketë një bisedë me “dyer të mbyllura” së bashku me Neymar dhe Mbappe.

Madje dhe gjatë ndeshjes në fundjavë ka pasur një moment të sikletshëm midis tyre. Mappe gaboi nga pika bardhë në minutën e 23-të, ndërsa penalltinë e dytë e mori përsipër Neymar, i cili komunikoi me francezin, me këtë të fundit që nuk mbeti shumë i kënaqur. Në fund Neymar shënoi në minutën e 43-të.

Të dy lojtarët kanë pasur “shkëndija” mes tyre dhe duket se asgjë nuk ka kaluar, por ish-trajneri i Lille kërkon që kjo të marrë fund, jo vetëm për të qetësuar dyshen Neymar-Mbappe, por edhe për të mirën e skuadrës, pasi dyshja ka ndikim te pjesa tjetër e ekipit.

Lajme të tjera

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...