Luca Toni është nga ata që golin e njihte mirë. Ish-sulmuesi i Italisë dhe Juventusit, mbahet mend për nuhatjen në zonën e rreptësisë dhe nisur nga aftësitë e tij, guxon edhe të bëjë një parashikim mbi golashënuesin e Serie A në fundin e këtij sezoni. Toni beson se do të jetë Dusan Vlahovic ai që do të shkëlqejë në planin individual me ish-sulmuesin që shprehet se 23-vjeçari serb këtë sezon do të kërkojë të vërtetojë se është një lojtar në lartësinë e Juventus.
Lexoni edhe:
- “Shqipëria në Europian? Nuk është rastësi”, flet shefi i departamentit të skautëve: Ja si zgjidhen lojtarët
- FOTO/ Reagon sërish Vojvoda: Turp për Rumaninë, krenaria jonë më e madhe që jemi shqiptarë!
- “Jam tifoz i Interit”, Asllanin e nderojnë me çmimin e talenteve: Kënaqësi e madhe!
- Pesë ndryshimet e Shqipërisë në pesë ndeshjet e Sylvinhos si kuqezi
“Sipas meje Vlahovic do të jetë golashënuesi i Serie A në këtë sezon. E kam parë shumë të karikuar. E takova gjatë verës, folëm shumë dhe ai ka dëshirë të tregojë se është një sulmues i denjë për Juventusin”, tha Toni.
Në tre javët e para të kampionatit, Dusan Vlahovic ia ka dalë të shënojë dy gola ndërsa më mirë se sulmuesi i Juventus kanë bërë Osimhen, Giroud dhe Lautaro Martinez.
