Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Hetimi për plusvalencat, kërkohet pezullimi i Agnellit dhe De Laurentiis

Prokuroria Federale në Itali ka përfunduar hetimin në lidhje me plus-valencat fiktive dhe ka dërguar çështjen në gjykatë, ku ka kërkuar gjobë për 11 klube, mes të cilëve edhe Juventus e Napoli, si dhe 61 drejtues të niveleve të ndryshme.

Bëhet fjalë për një proces hetimi për rritjen fiktive të vlerave të lojtarëve, në mënyrë që të rregullohet bilanci i këtyre klubeve, teksa prokuroria ka kërkuar 800 mijë euro gjobë për Juventusin dhe 329 mijë euro për Napolin.

Gjithashtu është kërkuar pezullimi 12 mujor nga detyrat, i presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli dhe 11 muaj për atë të Napolit, Aurelio De Laurentiis, si dhe pezullim për shumë drejtues të tjerë.

Gjykata pritet të mblidhet më datat 14 dhe 15 maj, ku do të shprehet me një vendim, teksa për çështjen po heton paralelisht edhe Guardia di Finanza, e cila nuk ka dalë ende në konkluzion.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...