Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Dytë

Ndarja e parakohshme nga jeta e futbollistit të Shënkollit, mesazh i ndjerë nga presidentit Duka

Lajmi i së enjtes mbi ndarjen e parakohshme nga jeta të futbollistit të Shënkollit, Klajvert Çuni, në moshën 21-vjeçare, tronditi komunitetin e futbollit dhe jo vetëm.

Prej 12 ditësh në koma, pasi ishte rrëzuar nga çatia e banesës së një të afërmi të tij, Çuni nuk mundi ta fitonte “ndeshjen” më të rëndësishme, atë për jetën e tij.

Për këtë ngjarje tragjike ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili shkruan se këto janë ditë të zeza për futbollin.

Lexo edhe: 

Mesazhi ngushëllues i Dukës

“Lajmi për humbjen e jetës së Klajvert Çunit, të riut të rritur në akademinë e Shënkollit, më ka pikëlluar mua dhe çdo anëtar tjetër të komunitetit të futbollit. Ditë të tilla janë të zeza për këdo, jo vetëm për komunitetin tonë të futbollit.

Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjarët, të afërmit dhe miqtë e Klajvertit! U prehtë në paqe!”

Pavarësisht gjithë përpjekjeve maksimale të mjekëve, Çuni ndërroi jetë në spitalin e Traumës, në Tiranë, duke mos u mbijetuar plagëve të marra në pjesën e kokës.

 

 

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...