Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Publikimi i kontratës, Messi hedh në gjyq 5 drejtuesit e Barçës

Lionel Messi ka vendosur të ndërmarrë hapa ligjorë pas zbulimit të detajeve të kontratës së tij nga gazeta “El Mundo”. Sipas burimeve pranë përfaqësuesve të tij ligjorë, futbollisti argjentinas do të paraqesë një ankesë penale kundër pesë personave që ai i konsideron të dyshuar për zbulimin e dokumentit privat në gazetën madrilene, një fakt që përbën një krim.

Ata janë Josep Maria Bartomeu (ish-presidenti i Barçës), Carles Tusquets (presidenti aktual i Komitetit të Menaxhimit), Jordi Mestre (ish-nënkryetari për çështjet sportive), Òscar Grau (CEO i klubit) dhe Romà Puntí (shefi i shërbimeve juridike të Barçës) . Të gjithë këta persona kanë patur qasje në dokumente e për rrjedhojë janë të dyshuarit kryesorë për servirjen e kontratës gazetës “El Mundo”, e cila gjithashtu do të paditet për publikimin e saj, ndërkohë që ajo ishte konfidenciale.

Interesant fakti që vetë klubi i Barcelonës, më konkretisht Komiteti i Menaxhimit, ka kërkuar të fillojë një hetim i brendshëm në përpjekje për të sqaruar detajet e incidentit.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...