Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Tifozët vërshëllyen shokun e ekipit, Marcelo: E trishtë, por duhet ta djersitim fanellën që veshim

Real Madrid fitoi 2-0 ndaj Getafes të shtunën në mbrëmje, sukses që afron skuadrën e Carlo Ancelottit gjithnjë e më shumë me titullin kampion. Gareth Bale u fut në fushë si zëvendësues 15 minuta nga fundi në vend të Karim Benzema.

Publiku i “Santigo Bernabeu” e priti më vërshëllima sulmuesin uellsian. Rreth kësaj situatë foli Marcelo, mbrojtësi brazilian i “Los Blancos”, i cili u ndje keq për trajtimin ndaj shokut të skuadrës.

Vërshëllimat ndaj Bale? Situatë e vështirë. U ka ndodhur shumë lojtarëve, por të gjithë jemi të rëndësishëm. Duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin.

Tifozët duhet të na ndihmojnë. Situata e Bale është kjo që është, kështu që duhet të ruajmë qetësinë. Është e trishtë ta shohësh duke u vërshëllyer nga tifozët, por ne gjithmonë duhet të djersitim fanellën që veshim”, deklaroi Marcelo.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...