Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Xavi, i lumtur: Barça ka siguruar një qendërmbrojtës për 10 vitet e ardhshme

Gjatë prononcimit të tij para duelit me Eintracht Frankfurtin, në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League-s, Xavi Hernández vlerësoi Ronald Araujon, i cili pas takimit të djeshëm mes Barçës dhe përfaqësuesve të tij është më afër rinovimit të kontratës: “Për ne është një garanci, që të lumtur që mund të mbështetemi tek ai. Barcelona ka siguruar një qendërmbrojtës tepë cilësor për 10 vjet ose më shumë”.

Trajneri vlerësoi uruguaianin për progresin dhe përfshirjen e tij në ekip.

“Araujo është duke u përmirësuar. Çelësi ka qenë vetë ai. Është shumë i lumtur te Barça dhe unë jam i kënaqur me të. Ronald është një punëtor i palodhur, sakrifikon shumë dhe është një person i madh. Vendimi i tij ka qenë të qëndrojë në Barça dhe mendoj ka të drejtë”.

Siç shpjegoi “El Mundo Deportivo” këtë të mërkurë, Araujo do të nënshkruajë deri në vitin 2026 dhe do të ketë një klauzolë largimi prej 1 miliard euro, ashtu si Ansu Fati dhe Pedri.

 

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...