Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Zërat e merkatos, Conte shpjegon të vërtetën e kalimit te PSG

Ditët e fundit është lakuar shumë një kalim i Antonio Contes te Paris Saint Germain, për të marrë drejtimin e klubit, që duket se ka vendosur të ndërpresë kontratën me argjentinasin Maurizio Pochettino.

Megjithatë për t’u dhënë fund njëherë e mirë thashethemeve, ka menduar vetë tekniku italian i Tottenham, që ka thënë se gjithçka e shkruar është e pabazë dhe bëhet për të shpërqendruar klubin londinez në një moment vendimtar të sezonit.

“Nuk ka asgjë të vërtetë në ato që shkruhen për kalimin tim te PSG-ja. Janë lajme që bëhen për të shkaktuar shpërqendrim te ne, në një moment vendimtar të sezonit. Unë jam tërësisht i përqendruar te Tottenham dhe nuk mendoj për asgjë tjetër. Duam të arrimë objektivat tanë për këtë sezon dhe më pas të planifikojmë sezonin e ardhshëm”, tha Conte.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...