Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Jo vetëm klubet e Premier League, PSG i bashkohet garës për sulmuesin e Lille

Jonathan David duket se po luan ndeshjet e fundit me Lille, kjo pasi sulmuesi kanadez me shumë mundësi do të largohet gjatë merkatos së verës.

23-vjeçari po përjeton sezonin e tij më të mirë në karrierë, me David i cili ka shënuar 23 gola në 35 ndeshje, ndërkohë po luan sezonin e tij të tretë në Francë, pasi më parë ishte pjesë e skuadrës belge të Gent.

Lexo edhe: 

Kanadezi ka shumë “admirues” në Premier League, por në skenë është shfaqur edhe Paris Saint-Germain, me parizienët të cilët e shohin më të lehtë rrugën për të mbërritur te David, pavarësisht se dëshira e drejtuesve është Osimhen i Napolit, një ish-lojtar i Lille.

Napoli ka rritur ndjeshëm kërkesat për lojtarin dhe kjo ka bërë që parizienët të mendohen dy herë, por tani duket se këta të fundit kanë nisur nga puna për “planin B” dhe ai është David.

Me Mbappe, Messi dhe Neymar në pikëpyetje, në Paris kërkojnë një sulmues që premton dhe kanadezi jo vetëm e ka vërtetuar këtë gjë, por tani e njeh shumë mirë kampionatin francez.

Jonathan David ka një kontratë aktuale me Lille deri në verën e vitit 2025 dhe vlera e kartonit të tij për momentin është 65 milionë euro, por sipas medieve franceze, drejtuesit parizienë janë të vendosur për të ofruar deri në 80 milionë euro dhe për të fituar konkurrencën me ekipet angleze që janë të interesuara për shërbimet e sulmuesit.

Lajme të tjera

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...