Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Ky Bayern nuk përshtatet me stilin e Zidane, drejtuesit të hapin thesin… “

Zinedine Zidane është një nga alternativat për trajnerin e ardhshëm të Bayern Munich, pistë që nuk e entuziazmon për momentin Marcel Desailly, ish-shokun e tij në kombëtaren e Francës. Pjesë e brezit të artë që fituan Kupën e Botës dhe Europianin.

Bayerni ka pak lojtarë që përshtaten me filozofinë e Zizousë dhe skemën e tij 4-3-3. Klubi duhet të shpenzojë shumë para për të rregulluar skuadrën dhe për ta përshtatur me nevojat e trajnerit.

Lexo edhe:

Por pse të mos e bëjnë? Nëse te Bayerni duan realisht një ndryshim rrënjësor, kjo do të ishte mundësia e duhur”, deklaroi ish-mesfushori potent, i cili komentoi edhe situatën e Kingsley Coman.

Sulmuesi francez i Bayernit ka pësuar një lëndim, që sipas Desailly do i kushtojë pjesëmarrjen në Euro 2024 me “Gjelat” e Deschamps.

Do e ketë të vështirë të jetë në Europian. Do i duhet të përmirësohet fizikisht pas dëmtimit të pësuar në aduktorë. Dhe nuk ka shumë kohë në dispozicion”.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Spanjë

E ardhmja e Ansu Fatit është në pikëpyetje, me sulmuesin që nuk bindi me huazimin te Brighton, por që nuk është as në planet...

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...