Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Kampione e Holandës dy javë para fundit, PSV feston titullin e 25!

PSV Eindhoven u shpall zyrtarisht kampion i Holandës për të 25-ën herë në histori. Skuadra e Peter Bosz kurorëzoi një edicion të dominuar nga fillimi në fund dhe për asnjë moment nuk e vuri në diskutim vendin e parë. Skuadra nga Eindhoven e siguroi titullin dy javë para fundit, teksa Feyeenoord, ndjekësi më  afërt provoi deri në fund për ta zbritur nga kreu, por nuk mundi dot që të konkurronte kampionët e rinj të Holandës.

Një sezon rekordesh për PSV, që gjatë këtij kampionati pësoi vetëm 1 humbje, ndërsa përballë rivalëve direkt mori vetëm rezultate pozitive. Suksesi 4-2 në shtëpi përballë Sparta Roterdam ishte dhe fitorja që i shpalli matematikisht kampionë të Eredivisie.

Lexoni edhe:

87 pikë të grumbulluara dhe 107 gola të shënuar në 32 ndeshje gjatë këtij edicioni si dhe mbrojta më e fortë me vetëm 19 të pësuar janë tregues të qartë të asaj çka PSV ka realizuar gjatë këtij edicioni.

PSV nuk e fitonte titullin që nga sezoni 2017-2018, teksa që nga ai edicion ishte pozicionuar gjithnjë si forcë e dytë e kampionatit. Festë e legjitime pas ndeshjes në “Philips Stadion”, që gëzoi për të 25-tën herë që nga themelimi i klubit titullin më të rëndësishëm në Holandë.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Spanjë

E ardhmja e Ansu Fatit është në pikëpyetje, me sulmuesin që nuk bindi me huazimin te Brighton, por që nuk është as në planet...