Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedoni e Veriut

“Unë dhe Duro flasim të njëjtën gjuhë”, Mazrekaj: Struga në nivelin e Tiranës dhe Partizanit

Mentor Mazrekaj është një nga përforcimet e kampionëve të Maqedonisë së Veriut, Strugës në këtë merkato verore. Skuadra shqiptare e drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro ka nisur tashmë përgatitjet për raundin e parë eliminator të Champions League ku e pret përballja me lituanezët e Zalgiris.

Mazrekaj konsiderohet si një “as nën mëngë” për Strugën teksa edhe në miqësoret e zhvilluara deri më tani anësori është shfaqur në formë, e fundit ishte ajo me Tiranën. Edhe pse u mposhtën me rezultatin 2-1 nga bardheblutë, në një pronocim për SuperSport pas ndeshjes, Mazrekaj u shpreh se skuadrat e Superiores (zhvilluan miqësore edhe me Partizanin) nuk kanë shumë diferencë me Strugën.

“Jemi paraqitur mirë në ndeshje, nuk ka rëndësi rezultati sepse e kemi mendjen te ndeshjet europiane dhe po përgatitemi për to. Por, jemi në një nivel me dy skuadrat më të mira të kampionatit shqiptar (Tirana dhe Partizani) edhe pse kemi humbur, kemi luajtur më mirë se ato.

Lexo edhe:

Është hera e parë për Strugën në Champions dhe objektivat janë që të kalojë një raund, kemi lojtarë me përvojë si Ibrahimi dhe Shabani. Ta shohim, ndeshjen e parë jemi 50 me 50, ata kanë më shumë përvojë. Edhe për mua është aventura e parë në Champions, viti i katërt që bashkëpunoj me trajner Duron, kemi një simpati për njëri-tjetrin. E njohim gjuhën e njëri-tjetrit në mënyrë perfekte”, u shpreh Mazrekaj.

Takimi i pare i Strugës me Zalgiris është të martën e 11 korrikut në transfertë ndërsa shtatë ditë më vonë, dueli i kthimit në stadiumin e qytetit të Ohrit, duel që do të transmetohet në Supersport/Digitalb (18 korrik, 17:00).

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...