Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

VIDEO/ Barazim spektakolar në “Fadil Vokrri”, Muriqi mban në lojë Kosovën

Dygolëshi i Vedat Muriqit i dhuroi Kosovës një pikë në takimin përballë Zvicrës në “Fadil Vokrri”, që përfundoi në barazim 2-2. Helvetët kaluan dy herë në avantazh falë golit të Remo Freuler dhe autogolit të kapitenit Amir Rrahmani.

Por ishte bomberi i Mallorcas që mposhti dy herë Yann Sommer, duke evituar humbjen e skuadrës dardane.

Kosova është ngjitur në kuotën e katër pikëve pas pesë ndeshjeve të para në grupin I, duke qenë për momentin pesë pikë larg Rumanisë së vendit të dytë.

Rival të cilën djemtë e Glihas do e sfidojnë të martën e 12 shtatorit në Bukuresht. “Finale” që do të transmetohet në SuperSport/DigitAlb.

Euro 2024
Eliminatoret, Grupi I

KOSOVË-ZVICËR 2-2 (Muriqi 65′, 90+4′ / Freuler 14′, Rrahmani (aut) 79\)

Kronika e ndeshjes:

90+4′ Goooooooooooool! Asist me thembër nga Meriton Korenica, shënon Vedat Muriqi. I dyti për bomberin dardan.

 

88′ Zvicra pranë golit të tretë, devijohet në këndore gjuajtja e Cedric Itten.

 

84′ Zëvendësohet Xherdan Shaqiri, largimi i të cilit nga fusha shoqërohet nga duartrokitjet e tifozëve shqiptarë.

 

79′ Kosova e pëson në momentin më të mirë. Autogol i Amir Rrahmanit, i cili devijon në portën e tij goditjen e Remo Freuler.

 

77′ Zbritje e shpejtë e Kosovës, por Edon Zhegrova nuk tregohet altruist, duke mos shfrytëzuar një mundësi të mirë.

 

74′ Rrezik në portën dardane. Për fat të mirë, gjuajtja me kokë e Fabian Schar përfundon jashtë.

 

71′ Vedat Muriqi tenton një eurogol nga larg, e pasaktë goditja.

 

65′ Goooooooooooooooool! Kosova barazon me Vedat Muriqin. I cili shfrytëzon një krosim të Milot Rashicës dhe ndez festën në “Fadil Vokrri”. 

 

60′ Ermal Krasniqi vepron bukur në krahun e majtë. Kroson dhe gjen Vedat Muriqin, i cili fiton duelin ajror me Manuel Akanjin, por nuk shënjestron siç duhet.

 

45′ Niset Vedat Muriqi, pason për Leart Paqaradën, por eviton rrezikun mbrojtësi. Aksioni nuk vlen për pozicion të parregullt të sulmuest të Mallorcas.

 

39′ Vedat Muriqi në tokë, te Kosova pretendojnë për penallti. Arbitri danez vazhdon lojën, duke e cilësuar të rregullt ndërhyrjen e Manuel Akanji.

 

36′ Pasiguri e Aro Muric pas goditjes së Edimilson Fernandes, topi në këndore.

 

33′ Goditje e Ricardo Rodriguez, pret Aro Muric.

 

27′ Kroson Leart Paqarada, Vadat Muriqi kërcen më lart se kundërshtarët. Topi përfundon jashtë.

 

25′ Aksion me shumë pasime nga Zvicra. Gjuan keq Zeki Amdouni.

 

18′ E majtë potente e Vedat Muriqit, grushton në këndore Yann Sommer.

 

16′ Milot Rashica i vetëm përballë Yann Sommer, aksioni nuk vlen për pozicion të parregullt të sulmuesit dardan.

 

14′ Zvicra në avantazh. Remo Freuler tund rrjetën e portës dardane pas asistit nga Edimilson Fernandes.

 

11′ Milot Rashica vë në provë Yann Sommer. Grushton portieri i Interit.

 

9′ Provon edhe Xherdan Shaqiri për helvetët, në gatishmëri Aro Muric.

 

5′ Zvicra jep “shkëndijën” e parë. Gjuan Edimilson Fernandes, pret pa probleme Aro Muric.

 

FORMACIONET ZYRTARE

Luhet Kosovë-Zvicër, një përballje me aromë derbi, me emocione që kapërcejnë ato sportive, pasi në “Fadil Vokrri” do të zbresin Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, dy “yjet” e Zvicrës, liderë të padiskutueshëm të një skuadre që dekadën e fundin ka shënuar arritje të konsiderueshme në futboll.

Kosovës, me vetëm tri pikë të grumbulluara në katër sfidat e para, i duhet një mrekulli para tifozëve “Dardanë” për t’u kthyer në garë për vendin e dytë, që sjell kualifikimin në Euro 2024. Kosovë-Zvicër transmetohet live në SuperSport 3.

Lexoni edhe: 

Trajneri slloven, Gliha, përballë formacionit helvet ka vendosur të hedhë në fushë këta lojtarë: Në portë i zakonshmi Aro Muric; në mbrojtje, nga e djathta në të majtë: Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Fidan Aliti dhe Leart Paqarada.

Në mesfushë janë rreshtuar: Valon Berisha, Florian Loshaj, Betim Fazliji dhe Bernard Berisha, kurse në sulm dyshja Vedat Muriqi dhe Milot Rashica.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Spanjë

E ardhmja e Ansu Fatit është në pikëpyetje, me sulmuesin që nuk bindi me huazimin te Brighton, por që nuk është as në planet...

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...