Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

VIDEO/ Chelsea “shkatërron” West Ham, “Blutë e Londrës” spektakël me pesë gola

Chelsean shkatërroi West Ham në derbin e Londrës teksa të besuarit e trajnerit Mauricio Pochetino triumfuan me shifrat 5-0. Vendasit hapën llogaritë e takimit në minutën e 15 me anë të Cole Palmer që vërtetoi formën e jashtëzakonshme të këtij sezoni duke realizuar golin e 21-të personal.

Ndërkohë, në të 30-tën, “Blutë e Londrës” realizuan sërish me anë të Connor Gallagher që shënoi fluturimthi në hyrje të zonës pa i lënë shumë mundësi reagimi portierit Areola.

Lexoni edhe:

Vetëm gjashtë minuta më pas radhën për të festuar e pati Noni Madueke që nga fare pranë portës nuk e pati të vështirë për të realizuar me kokë. Në fraksionin e dytë, vendasit gjetën edhe golin e katërt me anë të Jackson që shfrytëzoi asistin e Maduekes. Sulmuesi Jackson shënoi në të 80-tën edhe golin e dytë personal, një gol që kërkoi edhe konfirmimin nga VAR.

Pas këtij suksesi, Chelsea ngjitet në kuotën e 54 pikëve në vend të shtatë ndërsa West Ham mbetet me 49 pikë në vend të nëntë.

Në ndeshjen tjetër, Brighton fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Aston Villas falë një goli të Joao Pedros.

Chelsea-West Ham 5-0

Jackson shënon edhe golin e pestë për Chelsean

Goli i Jackson:

Chelsea vazhdon me të njëjtin ritëm edhe në pjesën e dytë, “Blutë e Londrës” shënojnë të katërtin

Goli i Jackson:

I pandalshëm Chelsea në derbi, Madueke i shënon të tretin West Ham

Goli i Madueke:

Chelsea gjen edhe golin e dytë përballë West Ham, këtë herë shnoi Gallagher

Goli i Gallagher:

Chelsea zhbllokon derbin e Londrës në Stamford Bridge ndaj West Ham. Për Blutë e Londrës shënoi i zakonshmi Cole Palmer, që përfitoi nga një top në zonë dhe nuk nguroi për të ndëshkuar portierin e Areola.

Goli i Palmer:

 

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Spanjë

E ardhmja e Ansu Fatit është në pikëpyetje, me sulmuesin që nuk bindi me huazimin te Brighton, por që nuk është as në planet...

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...