Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

VIDEO/ Gola dhe asiste, javë fantastike për legjionarët kuqezi

Kombëtarja shqiptare nis nga kjo e hënë grumbullimin dhe përgatitjet zyrtare për dy sfidat e fundit kualifikuese ndaj Moldavisë (17 nëntor) dhe Ishujve Faroe (20 nëntor). Sakaq, legjionarët shqiptarë që aktivizohen në Europë kanë zhvilluar një fundjavë fantastike.

Ndeshje fenomenale për Etrit Berishën, i cili ishte lojtari më i mirë në sfidën Napoli-Empoli (0-1). Portieri i Kombëtares kuqezi e mbajti portën e paprekur kundër kampionëve në fuqi, duke shpëtuar skuadrën e tij në shumë raste.

Në fund u vlerësua me notën 9.1 nga sajti i specializuar për statistika ‘Sofascore’. Solid u shfaq edhe Ardian Ismajli në mbrojtjen e toskanëve.

 

Sulmuesi Mirlind Daku u rikthye te goli në Rusi me Rubin Kazan, duke realizuar ndaj Sochit. Djaloshi nga Gjilani vulosi fitoren 2-0 të skuadrës së tij, falë një goditjeje spektakolare pranë zonës.

Sakaq, në Belgjikë, Arbnor Muja gjeti rrugën e rrjetës në fitoren e thellë të Antwerp 6-0 ndaj Standard Liege. Sulmuesi kuqezi shënoi golin e katërt të takimit, teksa dhuroi asistin e golit të tretë.

 

Në Rumani, Arlind Ajeti shënoi gol në barazimin e Cluj 3-3 ndaj Poli Iasi. Qendërmbrojtësi kuqezi realizoi golin e dytë për skuadrën e tij.

Lexo edhe: 

Sinjale pozitive edhe nga Suedia, aty ku Arbnor Muçolli dhuroi asistin e golit të fitores për skuadrën e Goteborgut në minutat shtesë (90+5′). Pavarësisht se sulmuesi  kuqezi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në të 89′, vetëm pak minuta më vonë asistoi saktë për shokun e skuadrës duke marrë fitoren e madhe që solli qëndrimin në Allsvenskan.

 

Në Itali, kapiteni kuqezi Berat Gjimshiti i dhuroi fitoren Atalantës në Europa League ndaj Sturm Graz me golin e tij në minutën e 50′. Mbrojtësi shkëlqeu në ndeshjen numër 200 me Atalantën. Ndërsa në fundjavë ishte sërish titullar në barazimin 1-1 ndaj Udineses.

 

Odise Roshi shënoi golin e parë të sezonit me skuadrën e Sakaryasporit. Që triumfoi në transfertë ndaj Bolusporit me rezultatin 2-3. Mesfushori kuqezi ishte i pandalshëm duke realizuar një gol spektakolar.

U rikthye në fushë pas dëmtimit edhe Armando Broja, i cili u aktivizua në fushën e lojës në minutën e 90′ për Chelsean. Menjëherë u shfaq protagonist duke fituar penallti. Në fund Chelsea shmangu humbjen dhe sfida ndaj Manchester Cityt përfundoi me rezultatin 4-4!

 

Festë pati edhe për Lindon Selahin në Kroaci. Mesfushori, i cili ka veshur katër herë fanellën e Shqipërisë, realizoi golin e parë të Rijekës në barazimin shtëpiak 2-2 kundër kampionëve të Dinamos së Zagrebit.

Titullarë këtë fundjavë me klubet e tyre ishin edhe Elhan Kastrati, Mario Mitaj, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Myrto Uzuni, Taulant Seferi, Jasir Asani dhe Sokol Cikalleshi.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...