Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

VIDEO+FOTO/ Tifozja e zjarrtë e Shqipërisë, Aria në lot pas “perlës” së Bajramit

Aria është një vajzë 9-vjeçare, e cila jeton në Çeki. Gjatë ditës së enjte, ajo shijoi nga afër Kombëtaren për herë të parë në stadium, duke zgjedhur të ishte pjesë e Tifozëve Kuq e Zi.

Mbesa e Shyqyri dhe Haxhi Ballgjinit, dy vëllezërve të vetëm që kanë veshur fanellën e Shqipërisë, përjetoi emocione të paharrueshme.

Lexoni edhe: 

Teksa në momentin e “magjisë” së Nedim Bajramit, shpërtheu në lot lumturie, duke emocionuar jo pak edhe tifozët e tjerë përkrah saj.

 

Shqipëria rikthehet sërish sonte në fushë. Kundër Polonisë në “Air Albania”. Heronjtë kuqezi do të synojnë fitoren, për t’u gëzuar zemrat sërish të gjithëve: Arias bukuroshe dhe tifozëve shqiptarë në mbarë globin.

 

Shqipëri-Poloni do të transmetohet live në SuperSport 2 (20:45).

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Spanjë

E ardhmja e Ansu Fatit është në pikëpyetje, me sulmuesin që nuk bindi me huazimin te Brighton, por që nuk është as në planet...