Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Mandro: Kanë ardhur shqiptarë nga Berlini, Italia, Belgjika madje edhe nga SHBA

Shqipëria nis këtë të hënë në mbrëmje në transfertën e Varshavës ndaj Polonisë fushatën kualifikuese për Euro 2024, sfidë që fillon në orën 20:45 dhe transmetohet në “SuperSport 2”.

Në një lidhje direkte nga Varshavë për gazetarin e Supersport, Elvis Rexha foli Shefi i Sigurisë së Delegacionit Shqiptar, Armando Mandro.

Lexo edhe:

Ai theksoi se kjo sfidë është konsideruar me risk të lartë nga UEFA për shkak se tifozeritë e dy skuadrave janë përplasur më herët me njëra-tjetrën.

“Është konsideruar ndeshje me risk të lartë nga UEFA për shkak të përplasjeve të hershme. Për Shqipërinë kanë ardhur rreth 100 tifozë nga Berlini, rreth 50 nga Tirana, por edhe nga vendet e tjera si Belgjika, Italia madje edhe nga SHBA. Në mbledhjen me UEFA-n që u organizua sot janë përcaktuar të gjitha masat e sigurisë dhe besoj se ndeshja do të ketë një mbarëvajtje të mirë.”-deklaroi Shefi i Sigurisë së Delegacionit Shqiptar.

Më tej ai shtoi se Polonia ka vënë në dispozicion për mbarëvatjen e kësaj ndeshje plot 900 stjuart.

“Nga të dyja anët pritet rezultat pozitiv ndaj dhe tifozët janë shumë të emocionuar. Nga Polonia janë në gatishmëri 900 stjuart, por besoj se do të kemi një mbarëvajtje të ndeshjes.”-tha ndër të tjera Mandro.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...