Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Conte, do të vish te Napoli?”, përgjigja ndez entuziazmin e tifozëve

Rikthimi i Mazzarrit në stol nuk po jep fryte, me Napolin që vazhdon të vuajë këtë sezon. Humbja 3-0 përballë Torinos ishte tepër e rëndë për t’u pranuar nga tifozët, të cilët kanë shpërthyer në kritika ndaj lojtarëve.

Napoli është hija e vetvetes krahasuar me sezonin e kaluar. Kur dominoi Italinë dhe fitoi titullin kampion falë një futbolli fantastik, teksa ishte shumë afër kualifikimit në gjysmëfinalet e Champions League.

Ndryshe po ndodh këtë sezon. Vendi i tetë në renditje, 7 humbje 19 javë kampionat dhe 24 gola të pësuar! Ekipi ka bërë mirë vetëm në Champions, kompeticion ku do të sfidojë Barcelonën për një biletë në çerekfinale.

Lexo edhe:

Dëshira e madhe për pankinën quhet Antonio Conte, pushim prej 26 marsit të vitit të kaluar, kur i dha fund aventurës me Tottenhamin.

54-vjeçari, i cili mbetet edhe në orbitën e Milanit për pasuesin e Piolit, ndoqi në stadium duelin Torino-Napoli.

Conte jeton në Torino dhe shihet në shumë raste duke parë ndeshje të ndryshme të Juventusit ose Torinos.

CalcioNapoli24 raporton një prapaskenë interesante në lidhje me mundësinë e uljes së tij në pankinën e kampionëve në fuqi të Italisë.

Disa tifozët të Napolit e pyetën për mbërritjen tek ekipi i tyre i zemrës në fundin e sezonit. Me Conte që u përgjigj: “Po, mund të ndodhë, por unë dua t’i bëj gjërat mirë… “.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Spanjë

E ardhmja e Ansu Fatit është në pikëpyetje, me sulmuesin që nuk bindi me huazimin te Brighton, por që nuk është as në planet...

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...