Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Çështja e titullit mbetet e hapur në Kosovë, tre kryesueset fitojnë dhe ndahen me vetëm katër pikë

Ballkani, Llapi dhe Drita nuk gabojnë në ndeshjet e javës së 32 në elitën e Kosovës, duke lënë llogaritë tërësisht të hapura kur kanë mbetur edhe katër javë nga fundi i kampionatit. Kështu, skuadra kampione në fuqi, Ballkani fitoi në shtëpi ndaj Dukagjinit me rezultatin e pastër 3-0.

Golat për suharekasit u shënuan nga Emerllahu dhe Kuc në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, Gripshi realizoi në të 96-tën. Pas kësaj fitoreje, Ballkani mban vendin e parë me 66 pikë, dy më shumë se Llapi ndjekës, teksa Dukagjini mbetet me 39 pikë në vend të gjashtë.

Lexoni edhe:

Llapi fitoi 3-2 me Feronikelin, por vuajti jo pak pasi vendasit e panë veten në disavantazh. Megjithatë, ia dolën të fitonin falë golit të Hysenit në minutën e 51, që rezultoi edhe si goli vendimtar i sfidës. Kështu, Llapi mbetet i dyti me 64 pikë, dy më pak se Ballkani kryesues ndërsa nga ana tjetër, Feronikeli mban vendin e tetë me 34 pikë.

Po ashtu edhe Drita nuk gaboi në shtëpi duke mposhtur me rezultatin 3-1, Fushë-Kosovën. Skuadra nga Gjilani renditet në vendin e tretë me 62 pikë, gjithashtu në garë për titullin. Sakaq, Fushë-Kosova mbetet në vendin e nëntë me 20 pikë.

Në ndeshjet e tjera, Prishtina mposhti 0-1 në transfertë Lirinë ndërsa Malisheva me Gjilanin u mbyll në barazim 0-0.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Spanjë

E ardhmja e Ansu Fatit është në pikëpyetje, me sulmuesin që nuk bindi me huazimin te Brighton, por që nuk është as në planet...