Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Super rivalitet në Liverpool-United, Klopp dhe Ten Hag njëzëri: Mos përdorni tragjeditë!

Një rivalitet i jashtëzakonshëm ai mes Liverpool dhe Manchester United, por që ndonjëherë edhe pse bëhet fjalë për kulturën britanike, kalon kornizat e sportivitetit. Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp dhe homologu i tij te Manchester United Erik ten Hag, ju kanë kërkuar tifozëve respektive të mos këndojnë kore në lidhje me tragjeditë që kanë patur përgjatë historisë të dy klubet. Ndeshjet e fundit mes dy klubeve në fakt janë njollosur nga grupe fansash që kanë kënduar kore duke vënë gishtin në plagë për tragjedi të klubit kundërshtar, duke përfshirë këtu atë të Hillsborough, Heysel dhe të Mynihut.

Pas sfidës së prillit të kaluar në Anfield, United doli me një deklaeratë ku dënoi koret absolutisht të papranueshme të tifozëve të tij për tragjedinë e Hillsborough të Liverpool. Këtë të shtunë, Liverpool dhe United kanë dalë me një komunikate të përbashkët ku ju kërkojnë fansave të mos këndojnë kore të tilla. Në deklaratë Klopp shprehet: “Një nga arsyet se përse rivaliteti mes Liverpool dhe Manchestet United është kaq i veçantë është sepse është kaq i ndezur  dhe askush nuk dëshiron ta ndryshojë këtë.

LEXO EDHE:

Por, në të njëjtën kohë, kur rivaliteti ndizet shumë, ai shkon në vende që nuk janë të mira për askënd dhe ne nuk kemi nevojë për këtë. Ne e duam zhurmën dhe duam që atmosfera të jetë elektrizuese. Por ajo që nuk duam është gjithçka që shkon përtej kësaj dhe kjo ka të bëjë me disa lloje koresh që nuk kanë vend në futboll. Nëse mbajmë pasionin dhe lëmë mënjanë helmin do të ishte më mirë për të gjithë”.

Ndërkohë Ten Hag u shpreh: “Rivaliteti mes Manchester United dhe Liverpool është ndër më të mëdhenjtë në botën e futbollit. Ne të gjithë e duam pasionin e fansave tanë kur dy skuadrat takohen, por ka disa kufij që nuk duhen kaluar. Është e papranueshme për ne që të përdoret humbja e jetëve njerëzore apo çdo tragjedi për të përfituar.

LEXO EDHE:

Ata që janë përgjegjës njollosin jo vetëm reputacionin e klubeve tona, por edhe të tyrin dhe të qyteteve tona të mëdha.  Në emrin tim, të lojtarëve tanë, dhe të stafit ju kërkojmë tifozëve tanë që të fokusohen te mbështetja e skuadrë këtë të dielë duke e përfaqësuar klubin siç duhet”.

Në tragjedinë e Hillsborough në 1989 , 97 tifozë të Liverpulit humbën jetën në stadiumin e Sheffield gjatë gjysmëfinales së FA CUp kundër Nottingham Forest. Një skenë e ngjashme me atë të tragjedisë së Heysel që kishte ndodhur 4 vite më parë, ku 39 tifozë humbën jetën mes turmës në finalen e Ligës së Kampionëve mes Liverpulit dhe Juventusit.

Ndërkohë në tragjedinë e Mynihut 23 njerëz vdiqën pas përplasjes së avionit që po transportonte skuadrën e Manchester United në shtëpi pas një ndeshjeje europiane në Beograd.

 

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...